Policia në Hong Kong ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në pjesën perëndimore të Tsuan Wan-it të dielën pasi dhuna shpërtheu në Territoret e Reja gjatë fundjavës së 24-t rresht të trazirave.
Protestuesit e dëmtuan një stacion të trenit në qytezën qendrore, Sha Tin, një ditë pasi i dogjën barrierat e plastikës në Tsuen Wan. Këto ndodhën vetëm dy javë para zgjedhjeve lokale në këtë zonë.
Fundjavën e kaluar, protestuesit u futën në një qendër tregtare ku pati përleshje. Një person i sulmoi njerëzit me thikë dhe ia këputi veshin me dhëmbë një politikani.
Protestuesit janë të zemëruar me ato që po e quajnë brutalitet policor dhe ndërhyrje e Kinës në lirinë e ish-kolonisë britanike, të garantuar nga formula “një shtet, dy sisteme”, e miratuar në vitin 1997.
Në anën tjetër, Kina i ka mohuar akuzat për ndërhyrje në Hong Kong dhe i ka akuzuar shtetet perëndimore për nxitje të trazirave.
Shtatë asamblistë janë ndaluar nga autoritetet dhe pritet të dalin të hënën në gjykatë për shkak të akuzës për pendimin e mbledhjes së muajit maj në kuvend.
Protestuesit kanë bërë thirrje që të hënën të mbahet grevë e përgjithshme dhe të bllokohet transporti publik, ndonëse këto thirrje në të kaluarën nuk kanë sjellë ndonjë efekt, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...