Policia belge hodhi topa uji dhe gaz lotsjellës të dielën në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit në Bruksel të cilët u mblodhën për të protestuar kundër masave të qeverisë kundër COVID-19 dhe vaksinimeve kundër virusit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa mijëra protestues dolën, duke përfshirë disa nga vende të tjera evropiane, të zemëruar edhe me kufizimet e tjera pandemike.
Pankartat mbanin slogane kritike ndaj kryeministrit Alexander De Croo si dhe ndaj masave të qeverisë.
Demonstruesit – të cilët autoritetet thanë se ishin rreth 50,000 – marshuan nëpër kryeqytet përpara se të mblidheshin në parkun Cinquantenaire në lagjen evropiane të qytetit, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë për virusin.
Policia e trazirave ishte në fuqi dhe përfundimisht hyri për të shpërndarë protestuesit, pasi ata injoruan udhëzimet e transmetuara nga altoparlantët se demonstrata kishte përfunduar dhe se ata duhet të largoheshin.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka publikuar një fotografi në të cilën ka treguar sulmin që është bërë edhe në drejtim të zyrave të Bashkimit Evropian.
Strongly condemn the senseless destruction and violence at the manifestation in Brussels today, including against our @eu_eeas /@EU_FPI premises.
Thanks to the women and men of the @federalepolitie @policefederale for their action. #Bruxelles pic.twitter.com/YWF9lv5xMx
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 23, 2022
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes