Kryeministri i Kanadasë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për t’i dhënë fund protestave kundër masave Anti-Covid që kanë paralizuar kryeqytetin dhe trafikun tregtar në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky vendim është marrë për herë të parë pas gjysmë shekulli, duke i lejuar kryeministrit të pezullojë përkohësisht lirinë e civilëve për të rivendosur rendin publik, për shembulll duke ndaluar grumbullimet publike ose duke kufizuar udhëtimet në disa zona të caktuara. Por ky vendim pret ende miratimin e parlamentit brenda kësaj jave.
Kjo masë është aktivizuar vetëm një herë në kohë paqeje – nga babai i Trudo, ish kryeministri Pier Trudo, gjatë të ashtuquajturës kriza e tetorit në 1970-ën. Pas tre javë protestash, kryeministri i Ontarios, një nga 10 provincat e Kanadasë, ka vendosur të pezullojë certifikatën e gjelbër që ishte dhe epiqendra e protestës së kamionistëve.
Kryeministri Dog Ford u shpreh se do të anulohen certifikatat e gjelbëra që nga 1 marsi, duke shpjeguar e pjesa më e madhe e njerëzve janë të vaksinuar dhe kulmi i infektimeve me Omicron është tejkaluar.
Ai theksoi se vendimi nuk u mor për shkak të protestave, por sepse kështu është më e sigurt./abcnews.al
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...