Mijëra njerëz janë mbledhur jashtë ambasadës izraelite në Ankara dhe konsullatës së saj në Stamboll për të protestuar kundër veprimeve izraelite ndaj palestinezëve.
Presidenti Tayyip Erdogan u foli udhëheqësve të Lindjes së Mesme në lidhje me rritjen e dhunës, transmeton portali arbresh.info
Pavarësisht izolimit të plotë që synon frenimin e koronavirusit, protestuesit në Stamboll, duke përfshirë sirianë dhe palestinezë, kanë brohoritur “Gaza”, “Poshtë Izraeli”, “Poshtë Amerika”, raporton Reuters.
Erdogan foli në telefon me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Emirin Kuvajtian Sheik Naëaf al-Ahmad al-Sabah, si dhe Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas dhe udhëheqësin e Hamasit Ismail Haniyeh. Ministri i Jashtëm turk Çavusoglu diskutoi çështjen me homologët e tij në Iran, Algjeri, Pakistan dhe Rusi.
Sipas një deklarate nga zyra e tij, Erdogan i tha Mbretit Abdullah se sulmet “çnjerëzore” kundër palestinezëve kishin për qëllim të gjithë muslimanët, duke shtuar se Turqia dhe Jordania kanë nevojë të punonin së bashku për t’i ndaluar ata.
Përleshjet e dhunshme mbi Jeruzalemin u përshkallëzuan në mënyrë dramatike të hënën, kur të paktën 20 persona, përfshirë nëntë fëmijë kanë mbetur të vdekur nga sulmet ajrore izraelite të nisura pasi grupet militante palestineze lëshuan raketa afër Jeruzalemit./arbresh.info/
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci