Më shumë se 200 persona janë arretuar dhe dhjetra policë janë lënduar gjatë përleshjeve në Tunizi, ka deklaruar Ministria e Brendshme.
Vendi është përfshirë nga trazira dhe protesta masive si pasojë e zemrëimit të masave shtrënguese, transmeton portali arbresh.info

Tunizia është përshëndetur me një tranzicion relativisht të qetë dhe demokratik gjatë revoltës të vitit 2011, që shkaktoi revoltat e Pranverës Arabe, por edhe pas shtatë vitesh tensionet mbi ankesat ekonomike janë të larta.
Protestuesit kanë dalë në rrugë për të shprehur zemrëimin ndaj rritjes së taksës mbi vlerën e shtuar.

Ministria e Brendshme ka deklaruar se rreth 49 policë janë plagosur, ndërsa 206 protestues janë arrestuar.
“AFP” raporton se disa prona publike janë shkatërruar gjatë protestave të dhunshme, ndërsa policia në shumicën e rasteve ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gomë për të shpërndarë turmën./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...