Protesta në portin e Bejrutit, vriten tre persona

14:18 | 14 Tetor 2021

Gjatë një proteste tre persona janë vrarë dhe të paktën 20 janë plagosur nga të shtënat me armë në zonën pranë Gjykatës së Bejrutit.

Përkrahësit e Hezbollahut dhe lëvizjes Amal u mblodhën për të protestuar kundër gjyqtarit Tarek Bitar, udhëheqës i hetimit për shpërthimin që ndodhi 1 vit më parë në portin e kryeqytetit libanez, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Familjet e viktimave të shpërthimit të port pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.

Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për fatkeqësinë e gushtit 2020, në të cilën u vranë 219 njerëz, 7,000 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan.

Ende e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara