Policia gjermane njoftoi se aktivistja e klimës Greta Thunberg, e arrestuar të martën së bashku me disa aktivistë të tjerë gjatë protestave kundër prishjes së një fshati, për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri, është liruar tashmë, pas një kontrolli të identitetit të saj.
Greta Thunberg u ndalua teksa protestonte në minierën e qymyrit Garzweiler 2, rreth 9 km nga fshati Luetzerath. Fillimisht policia gjermane paralajmëroi se do t’i largonte me forcë aktivistët, nëse nuk largoheshin nga territori pranë minierës. Fshati, në shtetin perëndimor të North Rhine-Westphalia, po pastrohet për të lejuar zgjerimin e minierës, shkruan cnn
Pronari i minierës, RWE RWEG.DE, ra dakord me qeverinë për ta shkatërruar Luetzerathin, në këmbim të daljes më të shpejtë të tij nga industria e qymyrit, si dhe shpëtimit të pesë fshatrave, që gjithashtu ishin planifikuar për t’u shpopulluar e prishur. Aktivistët thonë se Gjermania nuk duhet të nxjerrë më qymyr, e se duhet të përqendrohet në zgjerimin e energjisë së rinovueshme.
Të shtunën aktivistja suedeze e klimës iu drejtua rreth 6,000 protestuesve që marshuan drejt fshatit Luetzerath, duke e quajtur zgjerimin e minierës një “tradhti për brezat e tanishëm e të ardhshëm”. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit