Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan në Armeni bllokuan trafikun në disa rrugë në kryeqytetin Jerevan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Edhe sot në kryeqytetin Jerevan kanë vazhduar protestat që cilat filluan pasi Pashinyan pranoi humbjen përballë Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut të pushtuar nga Armenia.
Protestuesit bllokuan trafikun në disa rrugë në qendër të qytetit dhe brohoritën me slogane kundër dhe për dorëheqjen e Pashinyan.
Në pamjet e publikuara në median armene, vërehet se disa nga policët përpiqen të zhbllokojnë sërish trafikun nëpër rrugë duke drejtuar automjetet e tyre mbi protestuesit.
Ndërkohë, janë arrestuar disa nga protestuesit të cilët u shpërndanë me ndërhyrjen e policisë.
Vazhdon aksioni për verifikimin e njehsorëve, zbulohen devij...
Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin para Paradës s...
Abdixhiku insiston se LDK nuk ka koalicion me PDK-në në Pris...
Abdixhiku: Nuk e kam problem Vjosa Osmani t’i prijë listës, ...
Besnik Berisha zgjidhet kryetar i KPM-së
Abdixhiku: Nuk ka pasur kushte nga Vjosa Osmani për listën e...