Mijëra protestues dhe policia janë përfshirë në një përleshje në Hong Kong, për shkak të zemërimi mbi projektligjin që do të lejonte ekstradimin në Kinë.
Protestuesit, disa prej tyre me maska dhe helmeta, kanë bllokuar rrugët kryesore përreth ndërtesave qeveritare, transmeton portali arbresh.info.
Njësitet speciale janë përgjigjur duke përdorur sprej mbi protestuesit për t’i shpërndarë dhe thanë se janë të gatshëm të përdorin edhe forcë.

Këshilli Legjislativ (LegCo) tani ka vonuar leximin e dytë të projektligjit.
LegCo pro-Pekin lëshoi një deklaratë të mërkurën duke thënë se takimi që ishte planifikuar për orën 11:00 lokale do të “ndryshohej në një kohë të mëvonshme” duke shtuar se anëtarët do të njoftoheshin për kohën më vonë.

Pavarësisht kundërshtimi të gjerë, qeveria kishte thënë se do të vazhdojë të nxisë ekstradimin.
Një votim përfundimtar pritet më 20 qershor me LegCo që pritet të kalojë projektligjin, raportojnë mediat në Hong Kong.

Hong Kongu ishte një koloni britanike nga 1841 derisa sovraniteti iu kthye Kinës në 1997.
Në qendër të dorëzimit ishte marrëveshja e Ligjit Themelor, një mini-kushtetutë që i jep Hong Kong autonominë e gjerë dhe vendos disa të drejta./Arbresh.info/

Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...
Tahiri kërkon ulje të tarifave të rrymës: Pas zgjedhjeve çmi...
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...