Grupi i djathtë ekstrem SION zhvilloi një protestë në rajonin Drammen ku jetojnë intensivisht myslimanët.
Qyteti ndodhet rreth 45 kilometra nga kryeqyteti i Norvegjisë, Oslo.
Grupi në fjalë ka kërkuar ndalimin e Islamit në Norvegji ndërsa udhëheqësja e grupit, Braten gjatë një fjalimi ka mbrojtur idenë e saj se “Islami nuk ka vend në Norvegji dhe se librat e Kur’anit duhet të shkatërrohen në masivitet”.
Më pas policia ka ndërhyrë ndaj Braten e cila ka marrë Kur’anin në dorë për ta grisur. Pas ndërhyrjes së policisë, ajo ka hedhur në tokë Kur’anin dhe ka ofenduar myslimanët.
Inge Lansrud, nga drejtoria e policisë në Oslo në një deklaratë për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB tha se nuk e kanë lejuar protestën pas fillimit të provokimeve kundër Kur’anit.
Ndërkohë edhe një grup i përbërë nga aktivistët norvegjezë dhe myslimanë kanë reaguar ashpër ndaj protestët kundër Islamit.
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...