22-vjeçari shqiptar Eridon Hasanpapaj është dënuar nga gjykata angleze me 1 vit burg për kultivim droge pasi u arrestua duke rritur bimë kanabisi me vlerë rreth 50 mijë euro.
Kur policia bastisi “shtëpinë e barit” gjeti dy dhoma gjumi në katin e sipërm të ndërtesës të pajisura me ndriçim, ventilatorë dhe kohëmatës, ndërsa sahati i energjisë elektrike ishte hequr duke e vjedhur energjinë elektrike. Hasanpapaj u gjet i vetëm në banesë gjatë kontrollit të policisë, shkruajnë mediat angleze.
“Ai ishte borxhli ndaj atyre që e sollën në këtë vend dhe atij iu afruan disa persona në Londër, të cilët nuk flisnin shqip. Ata i thanë të hipte në një makinë dhe më pas e dërguan në ndërtesën ku rritej kanabisi. Atij iu dhanë udhëzime se çfarë duhet të bënte kur të mbërrinte në shtëpi. Duke pasur parasysh borxhin ai ndjeu se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të zbatonte udhëzimet që i ishin dhënë”, deklaroi avokati i tij.
Hasanpapaj është justifikuar para gjykatës duke thënë se ai u kishte marrë borxh personave që e kishin futur ilegalisht në Britaninë e Madhe prandaj e vetmja mënyrë që tua shlyente borxhet ishte të punonte me drogë.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...