Qindra mijëra udhëtarë janë duke u përballur me vonesa ose anulim të fluturimeve për shkak të një problemi në kontrollin ajror të Francës.
Dita e parë e shtatorit është një ndër ditët më të ngarkuara të trafikut ajror në Evropë, sidomos për udhëtarët britanikë, të cilët kthehen në shtëpi nga pushimet verore.
Kompania ajrore “British Airways” i ka anuluar dhjetëra fluturime nga aeroporti “Heathrow”, përfshirë fluturimet drejt Athinës, Barcelonës, Berlinit, Lisbonës dhe Romës.
Raportohet se shumë fluturime të tjera janë shtyrë për dy orë ose më shumë.
Një zëdhënës i kompanisë britanike tha: “Njësoj si kompanitë tjera, edhe ne jemi prekur nga problemi i kontrollit ajror që lidhet me hapësirën ajrore të Francës dhe Spanjës”.
“Jemi duke punuar shumë që ta zvogëlojmë ndikimin e këtij problemi tek udhëtarët tanë, por presim pengesa ndaj shërbimeve tona në Francë dhe Spanjë dhe personave që fluturojnë mbi qiellin e këtyre shteteve drejt vendeve të tjera”, shtoi ai.
Pengesa në fluturime ka pasur edhe kompania “EasyJep”, e cila i ka anuluar gjashtë fluturime për në Amsterdam, Edinburg dhe Mynih, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...