Me rastin e shënimit të javës së vullnetarëve, princi zbuloi se ka qenë vullnetar në linjën “Shout 85258”, e cila përmes mesazheve ka ndihmuar njerëzit që kanë pasur kriza gjatë karantinës.
Gjatë karantinës, Duka i Kembrixhit, Princi William, punoi në mënyrë anonime në një linjë telefonike dhe ndihmoi njerëzit që ndjenin tensione mendore me këshilla.
Me rastin e shënimit të javës së vullnetarëve, ai zbuloi se ka qenë vullnetar në linjën “Shout 85258”, e cila përmes mesazheve ka ndihmuar njerëzit që kanë pasur kriza gjatë karantinës, të vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Unë do të ndaj një sekret të vogël me ju, në të vërtetë jam në një platformë dhe bëj punë vullnetare”, tha ai në një mesazh të postuar të premten vonë.
William, i cili është i dyti në linjën e trashëgimisë për fronin, është një nga më shumë se 2.000 vullnetarë të trajnuar zyrtarisht për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Më shumë se 300.000 mesazhe u këmbyen midis vullnetarëve dhe qytetarëve. Rreth 65 për qind e atyre që dërguan mesazhe janë nën 25 vjeç./aa/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës