Princi i Uellsit i ka uruar ditëlindjen gruas së tij, Catherine, pasi ajo i mbush 43 vjet.
“Për gruan dhe nënën më të pabesueshme. Forca që keni treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme”, shkroi William në një mesazh të postuar në rrjetet sociale.
“George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.”
Princesha i është rikthyer detyrave mbretërore pas trajtimit parandalues të kimioterapisë si pasojë e diagnostikimit me kancer vitin e kaluar.
Kensington Palace postoi mesazhin personal të shkruar nga William së bashku me një foto të paparë më parë të Catherine-s, të realizuar nga fotografi Matt Porteous në Windsor verën e kaluar.
Fotoja bardh e zi tregonte princeshën e relaksuar dhe të buzëqeshur, e veshur me xhinse, një këmishë të bardhë dhe një shall, shkruan BBC.
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...