Princi Charles ka testuar pozitiv për koronavirusin.
Shtëpia mbretërore e konfirmoi se mbreti 71-vjeçar ishte diagnostikuar me sëmundjen COVID-19 në një deklaratë të lëshuar sot në mëngjes, shkruan SkyNews, transmeton portali arbresh.info
Trashëgimtari i fronit thuhet i janë shfaqur disa “simptoma të lehta” por “mbetet në shëndet të mirë”, pasi u konfirmua se është infektuar princi u vetë-izolua në Skoci me Dukeshën e Cornwall – e cila rezultoi negativisht për koronavirusin.

“Princi i Uellsit ka testuar pozitiv për koronavirusin”, thuhet në deklaratë.
“Ai ka shfaqur simptoma të lehta por përndryshe mbetet në shëndet të mirë dhe ka punuar nga shtëpia gjatë ditëve të fundit si zakonisht.
“Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk ka virus. Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha tani janë të izoluar në shtëpinë e tyre në Skoci.
“Testet u kryen nga NHS në Aberdeenshire, ku ata plotësuan kriteret e kërkuara për testim./ arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK