Një nisje jo e zakonshme e lajmeve të CNN ka ndodhur sonte, ku prezantuesja Sara Sidner ka nisur prezantimin e saj me një mesazh sensibilizues.
Sidner ka treguar se është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe se është në muajin e dytë të trajtimit.
Në mënyrë simbolike prezantuesja në nisje të edicionit të lajmeve kërkon numrimin e 8 grave ose vajzave të dashura në jetën e secilit, duke e ndërlidhur statistikën që një nga to është e diagnostikuar me kancer, përcjellë RTKlive.
Përderisa ka bërë thirrje për kontrollim mamografik të përvitshëm, Sidner ka treguar se gratë me ngjyrë të zezë kanë rrezikim më të lartë nga kanceri i gjirit statistikisht, duke thënë kështu që të kenë kujdes të shtuar.
Mesazhi i saj sensibilizues aktualisht është duke qarkulluar në të gjitha platformat e mediave sociale nga mijëra njerëz nëpër botë.
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...