Në New York të SHBA-së është bërë prezantimi i librit që ka shkruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me titull “Një botë më e drejtë është e mundur”.
Libri ku Erdoğan shpjegon në mënyrë të detajuar kërkimin e drejtësisë që Turqia ka paraqitur për të gjithë njerëzinë u prezantua me një aktivitet që u zhvillua në “The Manhattan Center” të Komitetit Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC).
I përkthyer në anglisht dhe arabisht libri iu dhurua edhe pjesëmarrësve në aktivitet.
Libri i cili përfshin dilemat e politikës globale, kryesisht padrejtësinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin ndërkombëtar dhe armiqësinë ndaj Islamit, do t’u prezantohet edhe liderëve të vendeve anëtare ku presidenti Erdoğan do të takohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB). /AA/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë