Kryeministri britanik Keir Starmer ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit të tij, me në fokus katastrofën humanitare në Gaza. Kequshqyerja ka bërë që shumë organizata të reagojnë duke paralajmëruar për krizë urie që ka shkaktuar edhe viktima.
Si pasojë e kësaj gjendje presioni ndaj Starmer është rritur edhe më shumë, kjo edhe pas deklaratës së Francës për njohjen e shtetit palestinez, duke kërkuar që të njëjtën gjë të bëjë edhe Britania.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, Starmer do të paraqesë edhe një plan paqeje që më herët i është prezantuar edhe Donald Trump. Propozimet do t’ju paraqiten edhe aleatëve të tjerë, përfshirë edhe shteteve arabe./abcnews.al/
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...