Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka folur për situatën e luftës në Ukrainës, sulmet ruse dhe bisedimet për paqe.
Zelensky bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, ndërsa pretendon se Moska vazhdon të injorojë propozimin e SHBA për një armëpushim të plotë dhe pa kushte.
Vladimir Putin ka propozuar një armëpushim tre-ditor javën e ardhshme, por ka hedhur poshtë sugjerimet për një zgjatje dhe nuk është pajtuar me propozimin e Trump për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte.
“Për më shumë se 50 ditë, Rusia ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe pa kushte. Ne kemi bërë gjithashtu propozime, të tilla si ndalimi i sulmeve ndaj infrastrukturës civile. Rusia i përgjigjet të gjitha këtyre me bombardime të reja dhe sulme të reja”, ka thënë ai./abcnews
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...