“Padyshim që do ta bëj dhe ju e dini këtë”, u përgjigj Trump kur një gazetar e pyeti nëse do të linte pushtetin nëse Biden shpallet zyrtarisht fitues i garës presidenciale.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të enjten tha se ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Zgjedhor konfirmon fitoren e Joe Bidenit.
“Padyshim që do ta bëj dhe ju e dini këtë”, u përgjigj Trump kur një gazetar e pyeti nëse do të linte pushtetin nëse Biden shpallet zyrtarisht fitues i garës presidenciale.
Por “nëse e bëjnë, ata do të bëjnë një gabim” dhe “do të jetë një gjë shumë e vështirë për të pranuar”, shtoi ai.
Trump i bëri këto deklarata pasi u foli trupave amerikane gjatë fjalimit të tij tradicional të Ditës së Falënderimeve drejtuar ushtrisë amerikane.
Në deklaratat e tij, Trump vazhdoi të pretendonte se ka “mashtrim masiv” në zgjedhjet dhe u zotua të vazhdojë luftën e tij ligjore.
Kolegji Zgjedhor do të mblidhet zyrtarisht për të hedhur votat e tyre më 14 dhjetor.
Deklaratat e Trumpit erdhën pasi shtetet federale Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Nevada vërtetuan rezultatet e tyre të zgjedhjeve, duke i dhënë një goditje Trumpit, i cili pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Të hënën, Trump autorizoi ekipin e tij për të filluar “protokollet fillestare” për një tranzicion në administratën e Bidenit./AA/
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...