Një raportim i ri e përfshin SHBA-në si një nga kërcënimet e sigurisë kombëtare ruse për herë të parë, një shenjë kjo se si janë përkeqësuar marrëdhëniet me Perëndimin vitet e fundit.
Dokumenti, “Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Federatës Ruse”, u nënshkrua nga vetë Presidenti Vladimir Putin mbrëmjen e Vitit të Ri.
Ai zëvendësoi versionin e vitit 2009, i cili u miratua nga Presidenti i asaj kohe Dimitri Medvedev, kryeministri aktual, që nuk përmendi as NATO-n dhe as SHBA-në.
Në dokument thuhet se Rusia ka arritur të rrisë rolin e saj në zgjidhjen e probleme globale dhe në konfliktet ndërkombëtare dhe se ky rol ka shkaktuar reagim negativ nga Perëndimi.
“Fuqizimi i Rusisë ndodh në sfodin e kërcënimeve të reja ndaj sigurisë kombëtare,” thotë raporti.
“Kryerja e një politike të pavarur, vendore dhe ndërkombëtare, ka shkaktuar kundërveprim nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, që po përpiqen të ruajnë dominimin e tyre në çështjet globale”.
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...