Presidenti Emmanuel Macron pritet të emërojë këtë të premte (13 dhjetor) kryeministrin e ri pas ditësh bllokimi për gjetjen e një kandidati për të zëvendësuar Michel Barnier, rrëzimi i të cilit nga parlamenti e shtyu Francën në një krizë të re.
Barnier u rrëzua në një votim historik mosbesimi më 4 dhjetor dhe kishte pritshmëri që Macron të shpallte pasardhësin e tij në një fjalim drejtuar kombit një ditë më vonë.
Por në shenjë të ngërçit në politikën franceze pas zgjedhjeve legjislative jo-përfundimtare këtë verë, ai nuk e emëroi pasardhësin e tij duke humbur kështu edhe afatin prej 48 orësh të njoftuar gjatë takimit të liderëve të partisë të martën.
Një ditë më parë (12 dhjetor), Macron udhëtoi drejt Polonisë, aleate kyçe e BE-së dhe NATO-s, por e shkurtoi vizitën në një përpjekje të dukshme për të finalizuar emërimin e kryeministrit./rtsh.al/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar