Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teherani mirëpret çdo proces që parandalon konfliktin

A big flag of Iran waving in the wind in Tehran, Iran.

20:34 | 27 Janar 2026
E.G

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian, në një telefonatë me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman tha se Teherani zyrtar gjithmonë mirëpret çdo proces, brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare, që parandalon luftën.

Deklarata e tij vjen teksa aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” ka arritur në Lindjen e Mesme, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump nga ana tjetër, shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë një “armadë” duke shkuar drejt Iranit, por ka shtuar se shpresonte se nuk do të duhej ta përdorte atë.

Anija po dërgohet atje ndërsa tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan pas shtypjes së protestave në të gjithë Iranin.

Trumpi ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhynte nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestues, por demonstratat në të gjithë vendin janë zbutur që atëherë.

Shpërndaje në rrjete sociale