Presidenti Voldimir Zelensky i është drejtuar sërish popullit të Ukrainës këtë pasdite, për t’i njoftuar me të rejat e fundit rreth sulmeve ruse. Ajo që vërehet nga fjalimi i tij është padyshim veshja. Presidenti ka zëvendësuar kostumin klasik të zi me një uniformë ushtarake.
Në fjalimin e tij të fundit, Zelensky thotë se Rusia me veprimet e saj ushtarake po i largohet botës së civilizuar, duke theksuar se Ukraina nuk synon të bëjë diçka të tillë.
Zelensky ka folur për një pauzë operacionale dhe pretendon se forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv, raporton BBC.
Zelensky thotë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea e aneksuar.
Ai ka përmendur gjithashtu për humbjet e trupave ushtarakë si dhe për ushtarët rusë të kapur. Në fund presidenti ukrainas thotë se ushtria ka shkatërruar shumë automjete ruse.
Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë