Presidenti turk do të udhëtojë të hënën për një vizitë zyrtare dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Vizita e Recep Tayyip Erdoğan vjen me ftesë të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, thuhet në deklaratën e sotme nga Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.
Gjatë bisedimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe hapat për thellimin e bashkëpunimit, thuhet në deklaratë.
Të dyja palët do të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me mirëkuptim për vendosjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Një sërë marrëveshjesh do të nënshkruhen për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë vizitës së presidentit Erdoğan.
Udhëheqësi turk do të vizitojë gjithashtu Expo 2020 Dubai të martën, ku do të shënohet dita kombëtare e Turqisë.
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...