Presidenti i Paraguajit pushon nga puna Ministrin e Brendshëm

23:23 | 1 Prill 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Paraguajit, Horacio Cartes, ka pushuar nga puna Ministrin e Brendshëm dhe një zyrtar të lartë të policisë.

Shkak i këtij veprimi është vrasja e liderit të ri opozitar, që erdhi si pasojë e përleshjeve të dhunshme gjatë natës pas një votimi të fshehtë të Senatit për një amendamenti kushtetues për të lejuar rizgjedhjen e presidentit, transmeton portali arbresh.info.

Cartes ka deklaruar se Ministri i Brendshëm, Tadeo Rojas dhe shefi i policisë kombëtare, Crispulo Sotelo, janë larguar nga pozitat përkatëse.

Rodrigo Quintana, u vra në selinë e një grupi liberal./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale