Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përjashtoi sot çdo shtyrje të mëtejshme për largimin e Britanisë së Madhe nga BE.
“Nuk do të ketë shtyrje. Kemi finalizuar një marrëveshje, kështu që nuk ka arsye për vonesa të mëtejshme”, deklaroi Juncker në Bruksel.
Sidoqoftë, nëse Britania e Madhe do të kërkojë një zgjatje të afatit, do të jenë vendet anëtare të BE-së që do të thonë fjalën e fundit dhe jo Juncker.
”Nëse Johnson do të ketë shumicën prej nesh do ta shohim të shtunën në votimin në parlament, por në këtë moment duket se ai nuk gëzon mbështetjen e aleatëve të tij, midis të cilëve DUP dhe as ne nuk e mbështesim këtë për marrëveshjen me BE-në për Brexit”, deklaroi nga ana e tij sot lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, ndërsa komentoi me gazetarët hapat e ardhshme politike të Britanisë së Madhe pas marrëveshjes së arritur me Brukselin.
”Të shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën dhe nëse kalon apo jo marrëveshja. Johnson do të duhet të kërkojë zgjatjen e saj”, shtoi Corbyn.
Partia unioniste e Irlandës së Veriut, DUP, aleate e konservatorëve të Boris Johnson-it në Parlament, ritheksoi sot kundërshtimin e saj ndaj marrëveshjes së negociuar mes Londrës dhe Bashkimit Europian, duke rritur së tepërmi pasigurinë e miratimit të saj nga ana e deputetëve.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...