Qeveria e El Salvadorit i ka dërguar të premten një notë proteste Shteteve të Bashkuara për shkak të komenteve të bëra nga Presidenti Donald Trump për shtetasit e El Salvadorit.
Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, Trump gjatë një takimi me ligjvënësit rreth mbrojtjes për emigrantët tha se “në SHBA duhet të vijën emigrantë nga Norvegjia, e jo nga vendet e ndotura”, duke aloduar në njerëzit nga Haiti dhe vendet afrikane, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Presidenti i Salvadorit, Sanchez Ceren tha se ai “dënon ashpër” komentete e përdorura nga homologu i tij amerikan, të cilat kanë shkaktuar zemërim të madh në popull.
“Për mua ai është një person i sëmurë”, tha ai. “Unë nuk e di se cilat janë cilësitë që njerëzit e Amerikës së Veriut i shohin tek ai”.
Qeveria e El Salvadorit nënvizoi rolin e shtetasve të saj në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në rindërtimin e Pentagonit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 si dhe rindërtimin e New Orleans pas Uragani Katrina në vitin 2005./arbresh.info/
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...