Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut për sigurinë për shkak se ai ka shkuar në Rusi për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ministria e jashtme e Bjellorusisë ka njoftuar se presidenti Lukashenka ka marrë ftesë për të marrë pjesë në një panel për të biseduar lidhur me marrëdhëniet mes Lindjes dhe Perëndimit, në të cilin do të marrin pjesë edhe presidentët e Azerbajxhanit dhe Ukrainës, kryeministri i Gjeorgjisë dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger.
Në deklaratën e ministrisë së jashtme thuhet se Bjellorusinë në Konferencën e Mynihut do ta përfaqësojnë ambasadori i këtij vendi në Gjermani, Dzyanis Sidarenka, dhe udhëheqësi i shërbimit sekret, Valeriy Vakulchik.
Bisedimet mes presidentit të Rusisë dhe presidentit të Bjellorusisë po zhvillohen në Soçi. Presidenti rus ka thënë para gazetarëve se ata kanë biseduar për unionin mes dy shteteve, i cili ishte krijuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, por që nuk është zbatuar në praktikë, shkruan “Free Europe.
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...