E drejta e popullit palestinez për të pasur një shtet me Kudsin si kryeqytetin e tij nuk është çështje e pazarit, tha sot presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komentet e tij erdhën gjatë fjalimit të tij gjatë sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) të mbajtur përmes video-lidhjes.
“Kauza palestineze mbetet kauzë e shenjtë për Algjerinë dhe popullin e saj”, tha Tebboune.
Ai më tej shprehi mbështetjen e vendosur për popullin palestinez dhe të drejtën e tij “të patjetërsueshme” për të krijuar shtetin e tyre të pavarur, sovran me Kudsin si kryeqytet.
Më 15 shtator, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje normalizimi me Izraelin të ndërmjetësuar nga SHBA, duke injoruar refuzimin palestinez. Riadi zyrtar akoma nuk ka deklaruar refuzimin ose mbështetjen e tyre për këto marrëveshje.
Gjatë fjalimit të tij, Tebboune gjithashtu theksoi nevojën për të përshpejtuar një reformë gjithëpërfshirëse të OKB-së për të përmirësuar performancën e saj dhe për të siguruar përfaqësimin e drejtë të kontinentit Afrikan në Këshillin e Sigurimit në përputhje me Deklaratën e Sirtes.
Samiti i Unionit Afrikan i mbajtur në vitin 2005 në Sirte, Libi, doli me Deklaratën e Sirtes që bën thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse të OKB-së dhe sigurimin e përfaqësimit të kontinentit në Këshillin e Sigurimit me dy vende të përhershme dhe pesë jo të përhershme.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës