Presidenti francez: Duhet të krijojmë një ushtri të vërtetë evropiane

12:49 | 6 Nëntor 2018

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje të martën për krijimin e një “ushtrie të vërtetë evropiane”.

Sepse kjo është mënyra më e mirë që ta mbrojë veten kundër Rusisë dhe madje edhe Shteteve të Bashkuara.

“Kur e shoh Evropën e sotme, shoh se po bëhet gjithnjë e më e ndarë”, theksoi ai.

“Shikoni botën në të cilën jetojmë, dhe do të shihni fuqitë autoritare që po bëhen gjithnjë e më aktive dhe ri-pajisjen e tyre, duke u vendosur në rajonet kufitare me Evropën. Ne po sulmohemi në hapësirën kibernetike dhe po ndërhyjnë në jetën tonë demokratike. Ne duhet të mbrojmë veten nga Kina, Rusia dhe madje edhe SHBA-ja”, shtoi Macron.

Sipas mediave të huaja, Macron, i cili ka bërë thirrje për formimin e një force ushtarake të përbashkët të BE-së që nga ardhja e tij në pushtet vitin e kaluar, tha se Evropa ka nevojë për të reduktuar varësinë e saj nga fuqia amerikane, sidomos pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se po tërhiqej nga traktati bërthamor i epokës së Luftës së Ftohtë.

“Ne duhet ta mbrojmë veten nga Kina, Rusia dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë thënë Macron për radion Europe 1.

Të ballafaquar me “një Rusi që është në kufijtë tanë dhe ka treguar se mund të jetë një kërcënim”, Macron argumentoi: “Ne kemi nevojë për një Evropë që mbron veten më mirë, pa u varur vetëm nga Shtetet e Bashkuara, në një mënyrë më sovrane”.

“Ne jemi goditur nga përpjekjet për ndërhyrje në hapësirën kibernetike dhe ndërhyrje të shumta në demokracitë tona”, tha ai në një referencë të dukshme ndaj Rusisë.

Ai gjithashtu paralajmëroi për “fuqitë autoritare që po zënë vend brenda kufijve në Evropë”.

Macron ka paralajmëruar nacionalizmin në rritje ndërsa po përgatitet për të pritur dhjetëra udhëheqës botërorë, duke përfshirë Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin, të dielën për të shënuar 100 vjet që nga armëpushimi i Luftës së Parë Botërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara