Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në bisedë janë shkëmbyer mendimet lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin dhe për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian në Soçi ndërsa është biseduar edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe.
Presidenti Erdoğan theksoi se Turqia nuk ka për qëllim territoret e asnjërit shtet dhe se operacioni “Dega e Ullirit” ka për qëllim pastrimin e Afrinit nga strukturat terroriste si PYD-YPG dhe DEASH.
Duke dhënë informacione lidhur me operacionin, Erdoğan ka thënë se organizata terroriste PYD/PKK po kryen sulme me raketa në qytetet Hatay dhe Kilis të Turqisë.
Të dy liderët ranë dakord për të qenë në kontakt të ngushtë për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe dhe për çështjet rajonale, duke filluar nga procesi politik në Siri./AA/
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...