Pothuajse 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht në vendlindje nga Shtetet e Bashkuara në gjashtë muajt që kur Donald Trump nisi mandatin e dytë presidencial.
Kështu deklaroi presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, më 23 korrik.
Pasi Trump mori detyrën e presidentit në janar, Qeveria meksikane nisi një program të quajtur “Meksika të përqafon”, duke ofruar mbështetje për bashkëvendësit që dëshirojnë të kthehen.
Kjo u bë pasi administrata Trump shtoi bastisjet, ndalimet dhe dëbimet e migrantëve që nuk kanë dokumente qëndrimi.
Sheinbaum tha se 45.000 qytetarë që kanë zgjedhur të kthehen kanë marrë një formë ndihme, pa dhënë detaje se për çfarë lloj ndihme bëhet fjalë.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Meksikës, rreth 12 milionë shtetas meksikanë jetojnë jashtë vendit, shumica dërrmuese në Shtetet e Bashkuara.
Të martën, Sheinbaum i bëri thirrje Uashingtonit të kthejë në atdhe meksikanët që rrezikojnë të përfundojnë në qendrat e ndalimit në SHBA, ku grupet për të drejtat e njeriut kanë raportuar se ata përballen me shkelje dhe trajtim jo të duhur./rel
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri