18 vjet pas zbarkimit në territorin e Kosovës në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s, në emërtimin KFOR, ushtarët portugezë kanë përfunduar misionin e tyre, ka konfirmuar Nënkoloneli Helder Perdigão, shef i stafit të Forcave të Armatosura portugeze (CEMGFA).
“181 ushtarët e Batalionit të Mekanizuar të Këmbësorisë (1BIMec (R)) po nis procesion e tërheqjes nga operacionet fushore në Kosovë”, ka thënë zyrtari ushtarak.
Kjo tërheqje e forcës kombëtare portugeze është lajmëruar tetorin e vitit të kaluar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Azeredo Lopes, i cili e kishte arsyetuar vendimin me “ndryshimin e kushteve strategjike dhe operacionale, domethënë kushtet e sigurisë dhe stabilitetit në territor, që janë më të favorshme për një Kosovë me zhvillim normal”, raporton Koha.
“Performanca e misionit portugez është konsideruar e jashtëzakonshme, që korrespondon me standardet e larta të NATO-s, duke kontribuuar me vendosmëri në stabilitetin shoqëror dhe politik në territorin e Kosovës”, pati thënë ministri aso kohe.
Misioni kryesor i ushtrisë portugeze ka qenë “të kryejë operacione në mbarë territorin e Kosovës” me qëllim të “krijimit dhe mbajtjes së një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe që të sigurojë liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët”, ka thënë Hélder Perdigão.
Portugalia i është bashkuar operacioneve tokësore të NATO-s në korrikun e vitit 1999.
Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...