Kryediplomati amerikan Mike Pompeo do të nisë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Rusi. Temat e diskutimeve me homologun Lavrov dhe presidentin rus Putin, nuk pritet të jenë aspak të lehta, për shkak të këndvështrimeve të ndryshme të të dyja palëve për çështje si ajo e Venezuelës, Iranit apo dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Takimet janë planifikuar për të hënën dhe të martën dhe ato do të zhvillohen në një atmosferë marrëdhëniesh të acaruara mes dy vendeve për tema ku kanë qëndrime të ndryshme si Venezuela, Irani apo dhe ndërhyrjet e dyshuara ruse në zgjedhjet e 2016-ës.
Kjo do të jetë vizita e parë e Pompeos në Moskë në Rusi si shef i diplomacisë amerikane. Ai mbërrin të hënën në Rusi, ku do të takohet me diplomatë amerikanë në ambasadën amerikane në Moskë, para takimit me përfaqësues të biznesit amerikan në kryeqytetin rus.
Të martën Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të shkojë në Soçi për bisedime me Presidentin Putin dhe Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Kjo vizitë e zotit Pompeo zhvillohet ndërkohë që kanë filluar përgatitjet për takimin e G-20 në Osaka të Japonisë, ku do të marrin pjesë Presidenti Trump dhe Presidenti Putin./ABC News Albania
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik