Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të premten se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të zhgënjyera” me një vendim të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, e cila e shpalli të pavlefshme një marrëveshje transatlantike për transferimit e të dhënave.
Pompeo tha në një deklaratë se, Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë pasojat dhe ndikimet e vendimit në mijëra kompani që ushtrojnë aktivitetin në bazë të marrëveshjes.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me BE-në për të gjetur një mekanizëm që mundëson transferimin thelbësor dhe të papenguar të të dhënave nga BE-ja në Shtetet e Bashkuara”, tha Pompeo.
Ky vendim i Gjykatës së Drejtësisë i jep fund në mënyrë efektive kompanive amerikane që kishin të drejtë të marrin të dhëna personale nga Bashkimi Evropian.
Më shumë se 5000 kompani e kishin nënshkruar marrëveshjen, por ajo u sfidua nga një mosmarrëveshje e gjatë midis kompanisë Facebook dhe aktivistit austriak të privatësisë, Max Schrems, i cili ka bërë fushatë në lidhje me rrezikun për mundësinë që të dhënat e evropianëve të përdoren nga agjencitë e inteligjencës amerikane./REL
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...