Kandidati i Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, po përballet me kundërshtime të forta në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili mund të mos ti ketë votat e mjaftueshme për ti rekomanduar konfirmimin e tij gjithë Senatit, pasi të gjithë demokratët dhe një republikan kanë thënë se do votojnë kundër.
Gjithsesi Senati pritet ta marrë në shqyrtim kandidaturën e zotit Pompeo nga fundi i javës. Por votimi i pritshëm kundër sot nga Komisioni – diçka që ndodh rrallë – edhe pas vizitës së zotit Pompeo në Korenë e Veriut, do të ishte hera e parë prej shumë vjetësh që një kandidat për një post të lartë në Kabinet, nuk do të merrte miratimin e Komisionit.
Kreu i Komisionit, senatori republikan Bob Corker fajësoi politikën partiake për kundërshtimin ndaj kandidaturës së zotit Pompeo, drejtori aktual i CIA-s, duke thënë se ai është po aq i kualifikuar sa kandidatë të mëparshëm, si Hillary Clinton apo John Kerry, të cilën u mbështetën me shumicë dërrmuese.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders u bëri thirrje demokratëve që ta mbështesin kandidaturën, duke thënë se “demokratët duhet të vendosin nëse e duan këtë vend, më shumë sesa urrejnë presidentin”.
Konfirmimi i zotit Pompeo para gjithë Senatit varet tani nga vetëm një numër i vogël senatorësh, votat e të cilëve do të përcaktojnë nëse ai do të bëhet krye-diplomati i vendit, pasi zoti Trump shkarkoi Rex Tillersonin, muajin e kaluar.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...