Më shumë se 5 mijë demostrues grekë marshuan sot para ambasadës amerikane në Athinë, duke protestuar kundër vizitës së Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo. Në disa raste policia u përlesh me protestuesit, të cilët hodhën bojë të kuqe mbi statujën e presidentit amerikan Harry S. Truman.
Disa pjesëmarrës në protestën e organizuar nga sindikata e punës që mbështetet nga komunistët grekë, dogjën flamuj amerikanë dhe të NATO-s pranë ambasadës, ndërsa brohorisnin kundër vizitës së zotit Pompeo dhe bazave amerikane atje.
Gjatë vizitës në Greqi, kryediplomati Pompeo dhe homologu grek nënshkruan një pakt të rishikuar për bashkëpunimin mes dy vendeve. Shtetet e Bashkuara e cilësojnë paktin si kritik për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë në pjesën lindore të Detit Mesdhe.
Sipas marrëveshjes, kërkohet shtimi i aktivitetit amerikano-grek në bashkëpunim me NATO-n në disa pjesë të atij vendi si Larissa, Stefanovikio dhe Alexandroupoli. Po ashtu kërkohen edhe përmirësime në infrastrukturë dhe bazën detare në Gjirin Souda. Protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj pranisë së bazave amerikane në Greqi./voa/
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...