
US Secretary of State, Mike Pompeo gives a press conference during a NATO Foreign ministers' meeting at the NATO headquarters in Brussels on April 27, 2018. (Photo by JOHN THYS / AFP) (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)
SHBA-ja dhe Rusia nuk janë të dënuara në një rivalitet të luftës së ftohtë, por Moska duhet të ndryshojë sjellje, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo para Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
“Ne nuk jemi të dënuar për të qenë kundërshtarë. Ne mund të bëjmë më mirë se sa kaq”, insistoi ai nëpërmjet një videokonference të mbajtur në Uashington, në vend që të shkonte në Zvicër për shkak të “shutdown” që ka paralizuar pjesërisht administratat federale në SHBA.
“Por për këtë duhet që rusët të ndryshojnë në mënyrën e tyre të të menduarit dhe të të sjellit në botë”, shtoi ai.
“Ky ndryshim në sjellje para së gjithash, duhet të prekë Ukrainën dhe atë që kanë bërë për të influencuar zgjedhjet këtu në SHBA dhe kudo në botë”, vlerësoi Mike Pompeo.
“Këto sjellje nuk mund të jenë ato të një kombi që kërkon të jetë anëtar i komunitetit ndërkombëtar”, vazhdoi ai.
“Kremlini i Vladimir Putin mund të rikthehet në rrugën e duhur, atë të shtetit të së drejtës dhe të lirisë. Nëse e bëjnë këtë, kam besim në mundësinë për të parë dy kombet tona të rriten krahë më krahë”, shtoi Pompeo.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...