Polonia do të zgjasë masat e saj antikoronavirus deri në 18 prill, pasi presioni mbi sistemin shëndetësor mbetet i lartë, deklaroi ministri i Shëndetësisë i vendit.
”Situata në spitale është shumë e vështirë, me tension veçanërisht të dukshëm në rajonin industrial jugor të Silezisë”, theksoi Adam Niedzielski gjatë një konference shtypi në Varshavë.
Që nga e mërkura, një numër rekord prej afro 34 700 pacientësh po trajtohen në spitalet për Covid-19.
Mbi 3 300 pacientë duhet të marrin frymë artificialisht.
Në shumë raste, shtretër shtesë spitalorë janë krijuar për pacientët Covid-19 në kurriz të pavijoneve spitalore joCovid.
Pas një periudhe të infeksioneve të reja me më shumë se 30 000 raste në ditë, Polonia kohët e fundit raportoi më pak raste në ditë, edhe pse testimi gjithashtu u ngadalësua gjatë Pashkëve.//ATSH
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...