Polonia gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 603 vdekje dhe 19.883 raste të reja me COVID-19, shifrat më të larta ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me rastet e reja, 772.823 persona deri tani kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin e ri dhe 11.451 të tjerë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë, raportuan autoritetet shëndetësore.
Rreth 22.812 pacientë me COVID-19 janë aktualisht nën trajtim në spitalet në të gjithë vendin, me 2.117 pacientë në ventilatorë.
Gjatë ditës së kaluar, 18.601 persona janë shëruar nga sëmundja, duke rritur numrin e të shëruarve në 342.883.
Muajin e kaluar, Polonia, për të frenuar përhapjen e COVID-19, mori masa më të rrepta të tilla si kufizimi i funksionimit të qendrave tregtare, hoteleve, kinemave dhe muzeve si dhe kthimin e mësimit në distancë.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit