Mund të jetë një vit i ri, por Bashkimi Evropian po përballet me të njëjtat probleme të vjetra.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki thotë se qeveria e tij nuk do të përmbushë kuotat e detyrueshme të refugjatëve të BE-së të vendosura për të ndihmuar në marrjen e barrës nga Italia dhe Greqia, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi pa ndryshim të opinionit, të formuluar nga Ligji dhe Drejtësia përpara zgjedhjeve të vitit 2015, se ne nuk do të marrim emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore në Poloni,” tha Morawiecki gjatë një interviste me Radio Polonia.
Kjo nuk do të thotë se vendi nuk po tërheq peshën e vet, tha Morawieski.
“Për kufijtë lindorë të Bashkimit Evropian ne kontribuojmë shumë për uljen e tensioneve, pasi kemi marrë tashmë dhjetëra mijëra dhe ndoshta edhe qindra mijëra refugjatë nga Ukraina – por ne nuk u japim atyre statusin e azilit”.
Muajin e kaluar, Komisioni Evropian tha se do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke për refuzimin e strehimit të azilkërkuesve.
Në një çështje të veçantë lidhur me reformën gjyqësore, BE ka nxitur tashmë një proces që mund t’ia heqë Polonisë të drejtat e votimit./Arbresh.info/
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...