Parlamenti i Polonisë ka miratuar një ligj që i lejon rojet kufitare t’i dëbojnë menjëherë emigrantët që kalojnë kufirin ilegalisht.
Rojet gjithashtu do të kenë fuqi t’i refuzojnë kërkesat për azil ndërkombëtar, pa u shqyrtuar fare, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenka, për dërgimin e mijëra emigrantëve në kufijtë e BE-së.
Bashkimi Evropian thotë se ai po përpiqet t’i destabilizojë shtetet anëtare, për t’u hakmarrë kundër sanksioneve që i ka vënë blloku.
Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar, kushdo që kërkon mbrojtje ndërkombëtare, duhet të ketë qasje në procesin e azilit, edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Përndryshe, ligji i ri i miratuar në Parlamentin polak duhet të nënshkruhet tani nga presidenti Andrzej Duda. /arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...