Autoritetet polake kanë marrë vendim për mbylljen e të gjitha shkollave, muzeve dhe kinemave si masë parandaluese kundër përhapjes së mëtejme të koronavirusit. Vendim për mbylljen e objekteve shkollore ka marrë edhe kryeqyteti i Ukrainës, Kievi.
Duke folur në një konferencë të përbashkët pas takimit të jashtëzakonshëm për virusin Covid-19, ministrat polakë thanë se mësimi në çerdhe dhe shkolla do të ndërpritet nga e enjtja.
Zyrtarët e këtij shteti thanë se do të mbyllen edhe universitetet, muzetë, teatrot dhe kinematë. Vendimi do të mbetet në fuqi për të paktën dy javë.
Deri më tani, në Poloni janë konfirmuar 26 raste të infektimit me koronavirus, por krahasuar me shkallën e madhe të përhapjes së sëmundjes në vendet e tjera, qeveria polake vendosi ta marrë këtë masë parandaluese, thanë zyrtarët.
“Jemi në një situatë shumë të vështirë, por e shohim Italinë dhe kuptojmë se kjo pozitë mund të jetë shumë më e vështirë”, tha kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki.
Ai shtoi se fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të heqin dorë nga përdorimi i transportit publik, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Vendimi për mbylljen e shkollave në Poloni erdhi pas lajmit se me koronavirus tashmë është infektuar gjenerali i ushtrisë polake, Jaroslaw Mika, përderisa ndodhej në një mision në Gjermani.
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi