Polonia është e gatshme të ndihmojë Kievin, duke kthyer në Ukrainë burrat ukrainas që plotësojnë kriterin e moshës për shërbim ushtarak, në mënyrë që ata të ndihmojnë shtetin e tyre në luftën kundër Rusisë, tha ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.
Qeveria ukrainase njoftoi më 24 prill për rregullat, sipas të cilave, pasaportat për burrat që plotësojnë moshën për shërbimin ushtarak mund të lëshohen vetëm brenda vendit e jo në misionet e huaja diplomatike.
Sipas këtyre rregullave, burrat nga mosha 18 deri 59 vjeç që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund të rinovojnë pasaportat të cilave u ka skaduar afati apo të marrin pasaporta të reja.
Polonia në të kaluarën ka sugjeruar se do të ndihmonte Ukrainën, në mënyrë që ata persona që janë subjekt i shërbimit ushtarak të kthehen në shtetin e tyre dhe të kryejnë obligimin, tha Kosiniak-Kamysz për televizionin Polsat.
“Mendoj se shumë polakë janë të zemëruar kur shohin burra të rinj ukrainas në hotele dhe kafene dhe dëgjojnë se sa shumë përpjekje ne duhet të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje se si mund të ndihmojë Polonia në këtë drejtim.
Afër 4.3 milionë ukrainas jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, dhe prej tyre, 860.000 janë burra në moshë madhore, sipas të dhënave të Eurostat-it. Polonia u ka ofruar status të mbrojtjes së përkohshme 950.000 ukrainase.
Polonia renditet e dyta në Evropë, pas Gjermanisë, si shteti që ka strehuar më shumë ukrainas./euronews
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...