Polonia po përballet me një përpjekje të paprecedentë nga Rusia për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 maj, ka deklaruar ministri polak për çështje digjitale të martën, ndërsa fushata elektorale ka hyrë në fazën e saj përfundimtare.
Sipas autoriteteve polake, roli i Polonisë si një qendër logjistike kyçe për ndihmën ndaj Ukrainës e ka bërë vendin një objektiv të drejtpërdrejtë për aktivitete sabotuese nga Rusia, përfshirë sulme kibernetike dhe fushata dezinformuese të mirëorganizuara.
Varshava ka qenë në gjendje të shtuar gatishmërie kundër këtyre kërcënimeve, duke ndjekur me shqetësim edhe rastin e Rumanisë, e cila anuloi zgjedhjet presidenciale në dhjetor pas akuzave serioze për ndërhyrje nga ana e Rusisë.
“Ndërhyrja që po përjetojmë nuk ka ndodhur më parë. Po bëhen përpjekje sistematike për të ndikuar te zgjedhësit dhe për të destabilizuar procesin demokratik,” deklaroi ministri polak për digjitalizimin.
Zyrtarët polakë po bashkëpunojnë me aleatët perëndimorë dhe me agjencitë e sigurisë për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme që mund të cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve./abcnews.al
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...