Policia në Columbus, Ohio, vrau një adoleshente 16-vjeçare afrikano-amerikane ndërsa ajo sulmoi një vajzë me thikë.
Vrasja ndodhi të martën, pak para se ish-oficeri i policisë amerikane, Derek Chauvin të shpallej fajtor për të gjitha pikat e padisë për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.
Policia më vonë lëshoi pamjet e një kamere të veshur nga një oficer policie me një uniformë për të treguar se vajza u përpoq të sulmonte dy persona me thikë, raporton cnn.
Videoja tregon një oficer policie që i afrohet rrugës në të cilën ishte një grup i të rinjve dhe se në një moment një adoleshent i dha një thikë një vajze që ishte pranë një veture, si dhe katër krisma të oficerëve të policisë u dëgjuan.
Më vonë në mbrëmje, Shërbimi Shtetëror i Kujdesit për Fëmijët njoftoi se ishte 16-vjeçari, Ma’Khia Bryant, që ishte nën përkujdesin e një familje.
Policia tha se një hetim mbi ngjarjen tragjike ishte duke vazhduar, por që qyteti kishte kërkuar që një video nga uniforma e një oficeri policie të lëshohej për t’i dhënë publikut sa më shumë informacion të jetë e mundur.
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...
Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë
Dëshmitari nga stafi i ZPS-së: S’kam njohuri për çështjen në...
Bllokimi i ngushticës së Hormuzit nga ushtria iraniane rrezi...