Policia turke ka arrestuar 16 persona të akuzuar për lidhje me Shtetin Islamik.
Arrestimet erdhën pasi protestuesit përdorën shkopinj dhe gurë kundër forcave të sigurisë që u përpoqën të mbyllnin një librari fetare të palicensuar, tha zyra e guvernatorit, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet turke u përpoqën që të mbyllin dyqanin në Bingol, pasi dyshohej për aktivitete të dyshmita.
“Ekipet tona të policisë kanë ndërhyrë pas sulmeve me shkopinj dhe gurë ndaj forcave tona të sigurisë”, thuhet në deklaratë.
Të dyshuarit janë arrestuar për sulm ndaj oficerëve të policisë, plagosje të qëllimshme dhe dëmtim të pronës publike, thuhet në deklaratë.
Shteti Islamik ka kryer sulme të shumta në të gjithë Turqinë gjatë viteve të kaluara, duke përfshirë edhe sulmin pas natës së vitit të ri në Stamboll, në vitin 2017, ku mbetën të vrarë 39 persona./arbresh.info/
Kurti në ora 16:00 mban konferencë për media
Presidenti i Iranit: Ndërmjetësimi duhet të drejtohet nga at...
Presidenti i Iranit njofton se kanë filluar përpjekjet për n...
Betimi i ministrave të rinj, Rama mban mbledhjen e parë të q...
Lëndimi i Ronaldos më serioz se sa pritej, rrezikon Kupën e ...
Abdixhiku shprehet i gatshëm për zgjedhje: Kurdo që presiden...