Policia e Greqisë është përplasur të shtunën me një grup të migrantëve dhe refugjatëve që ishin vendosur në kamp në një zonë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, për të lëvizur drejtë Evropës.
Qindra persona, përfshirë fëmijë, kanë arritur në këtë zonë të enjten dhe kanë filluar ndërtimin e tendave.
Ata ishin nxitur nga disa raportime në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Policia kishte hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve – shumë nga ta me fëmijë në krahë- ndërsa protestuesit kishin hedhur gurë dhe shishe xhami në tentativën për të kaluar kordonin e policisë.
Migrantët kanë refuzuar të largohen përkundër thirrjeve nga ministrat që të rikthehen në qendrat e akomodimit dhe paralajmërimeve se udhëtimi drejtë Evropës nuk mund të realizohet.
“Është gënjeshtër se kufijtë do të happen”, tha ministry i Migrimit, Dimitris Vitas..
Dhjetëra mijëra refugjatë dhe migrant, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë mbetur në Greqi, që nga viti 2016 kur u mbyllën kufijtë për në Evropë./rel
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot