Gjashtë vetë kanë vdekur nga zjarri në Grenfell Tower, ka bërë të ditur komandanti i Policisë Metropolitane, Stuart Cundy.
BBC raporton se numri i të vdekurve mund të rritet.
Një zjarr masiv ka përfshirë ndërtesën 27-katëshe në Londër në orët e hershme të mëngjesit.
Më shumë se 50 persona janë duke u trajtuar në spitalet e rajonit.
Një numër i konsiderueshëm njerëzish nuk janë gjetur ende. Blloku i pallateve përmban 120 apartamente.
Më shumë se 250 zjarrfikës janë në vendngjarje dhe ka pasur më shumë se 100 mjekë të pranishëm, si dhe 100 oficerë policie.
I pari i Londrës, Sadiq Khan, paralajmëroi se do të ketë shumë pyetje gjatë ditëve të ardhshme për shkakun e kësaj tragjedie dhe ka siguruar londinezët se do të marrin të gjitha përgjigjet.
“Dëshiroj të falënderoj zjarrfikësit dhe shërbimet e jashtëzakonshme për guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre të jashtëzakonshëm,” është shprehur Khan./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...